Arbërie Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se do të kthehen shpejt në pushtet dhe sipas saj për të vazhduar gjatë.
Një një shkrim në facebook ajo ka thënë se koha në mes qeverisë Kurti 1 dhe qeverisë Kurti 2 do të jetë e shkurtër.
“Do të kthehemi më të fuqishëm, më të shumtë në numër e për të vazhduar gjatë, deri në bërjen e shtetit e çkapjen e institucioneve”, ka shkruar ajo.
Nagavci poashtu ka thënë se presidenti i vendit, Hashim Thaçi dje krijoi Qeverinë për ta pasur në shërbim, për të realizuar projektet e tij dhe sigurisht për ta rrëzuar kur nuk do t’i nevoitet më.
Postimi i plotë:
Dje me 3 qershor Presidenti Thaçi ka filluar ditën në orët shumë të hershme të mengjesit apo thënë më saktë pasmesnatës, duke ushtruar pushtet kundër-kushtetues tek një deputet, për të vazhduar pastaj në orët e pasditës të ushtroi dhunë nëpërmes mbrojtjes së tij të afërt, ndaj një të riu, qytetari të Kosovës.
Ky President i cili ushtron ndikim në institucionet qëndrore të vendit, përdorë gjuhë përqarëse e shpërndan urrejtje, flet të pavërteta e planifikon projekte të dëmshme për vendin, dje krijoi Qeverinë e tij, për ta pasur në shërbim, për të realizuar projektet e tij dhe sigurisht për ta rrëzuar kur nuk do t’i nevoitet më.
Fundja asgjë nga ky skenar nuk është e paparë, asgjë nuk është e re, fatkeqësisht histori e përsëritur.
E mira është vetëm në intermexon mes qeverisjeve Thaçi dhe LDK. Në mes kemi Qeverinë Kurti.
Saktë katër muaj më parë, me 3 shkurt u votua Qeveria së cilës i besoj populli me 6 tetor. Qeveria që solli shpresë e gëzim. E koha në mes Qeverisë Kurti 1 dhe Qeverisë Kurti 2 do të jetë e shkurtër. Do të kthehemi më të fuqishëm, më të shumtë në numër e për të vazhduar gjatë, deri në bërjen e shtetit e çkapjen e institucioneve./arbresh.info
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...