Arbërie Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje e ka cilësuar ‘skandaloz’ presidentin Hashim Thaçi.
Nagavci ka thënë se “presidenti telefonon në një emision televiziv për të vjellur vrerë kundër Kryeministrit Kurti, përderisa mban sekret letërkëmbimin e tij me kryetarin e LDK-së”.
Ajo ka deklaruar që presidenti që përfaqëson unitetin e popullit e quan kryeministrin në detyrë dhe subjektin që ka fituar zgjedhjet ‘ndërmarrje kriminale’.
Ky reagim i Arbërie Nagavcit nga Lëvizja Vetëvendosje vjen pas deklarimeve të të parit të vendit Hashim Thaçi në televizionin Dukagjini ku ndër të tjera e quan Lëvizjen Vetëvendosje ‘ndërmarrje kriminale’.
Postimi i plotë i Arbërie Nagavcit në Facebook:
President Skandaloz
Në veprimet, sjelljet, deklaratat, Thaçi vazhdon të mbetet skandaloz.
Presidenti telefonon në një emision televiziv për të vjellur vrerë kundër Kryeministrit Kurti, përderisa mban sekret letërkëmbimin e tij me kryetarin e LDK-së.
Ndonse sipas Kushtetutës, Presidenti përfaqëson unitetin e popullit të Republikë së Kosovës, Hashim Thaçi e quan Kryeministrin Kurti dhe LV! subjektin që ka fituar zgjedhjet, ndërmarrje kriminale dhe vazhdon me një gjuhë të çoroditur e me zë të dridhur një lum deklaratash pakuptim.
Nga ana tjetër, i njejti, bashkë me LDK-në duke mos bërë publike letrat që do duhej të ishin zyrtare, dëshmojnë se janë në panikë e se janë të vetëdijshëm për shkeljet kushtetuese që janë duke bërë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...