Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka folur edhe për çështjen e pagave që së fundi ishte bërë debat lidhur me atë se kush duhet t’i paguajë.
Edhe për këtë javën e kaluar zyrtarët e qeverisë, përfshirë edhe ministrin Murati, kishte thënë se çështja e pagesë së grevistëve është e rregulluar me ligj dhe se pagat duhet të paguhen nga sindikatat.
“Shpresoj shumë që ata do t’i paguajë SBASHK-u sepse për atë arsye mblidhet anëtarësia, se çfarë kuptimi ka që SBASHK-u të merr nga 800 mijë euro, unë besoj që ata e kanë kalkuluar këtë dhe kanë llogaritur që mësimdhënësit që i kanë në greva do t’i kompensojnë me buxhetin e tyre. Po flasim për respektim të legjislacionit dhe specifikisht ligjit për greva i cili thotë se me rastin e organizimit të grevave pushojnë të gjitha obligimet të cilat dalin nga kontrata e punës dhe përmendet decitivisht përfshirë të drejtën për pagesë dhe po është një nen aty me poshtë të cilit po i referohen shumë shpesh thotë se askush nuk ka të drejtë ndëshkoj financiarisht”, tha ajo.
Sipas saj që nuk ka ndëshkim. “P.sh një mësimdhënës aktualisht po themi nuk i kryen obligimet e tij, nuk përgatit me kohe planin e punës ose nuk merr pjesë në një mbledhje, drejtorët është e përcaktuar në shumicën e raste ndalesa 2 përqind 3 për qind pra ti nuk merr asnjë ndëshkim dhe as një masë financiare ndaj askujt por respekton ligjin, ne kemi ardhur me premtimin që do të respektojmë ligjin, besimi na është dhëne që të jemi të përgjegjshëm të respektojmë ligjin dhe të përmirësojmë ligjet që nuk janë të mira dhe të punojmë bashkë për të përmirësuar të gjitha”, tha ajo./rtk
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...