Nagavci e Sveçla do të raportojnë në komision për dhunën në familje dhe në shkolla

07:54 | 30 Mars 2022
Fjolla Bajraktari

Ministri i Punёve tё Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministrja e Arsimit, Shkencёs, Teknologjisё dhe Invacionit, Arbёrie Nagavci, do të raportojnë në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione.

Ky raportim vjen si pasojë e rritjes së rasteve të dhunës nëpёr shkolla, si dhe masat e ndёrmarra nga ana e institucioneve kompetente.

Në raportimin që pritet të fillojë në orën 10:00, temë diskutimi do të jetë edhe dhuna në familje dhe informimi lidhur me strategjinë nacionale për mbrojtjen nga dhuna në familje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme