Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci ka filluar sot seancën plenare të Parlamentit me një fjalim drejtuar shefit të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi.
Nagavci tha se Rexhep Selimi si dhe bashkëluftëtarët e tij do të dalin faqebardhë nga procesi i Gjykatës Speciale.
“Rexhep Selimi ndodhet në Speciale, akuzohet nga një gjykatë që e krijoi ky Kuvend dhe i dha mandate që gjyqësinë ta cilësojë selektivisht, jo-univerale për të gjitha krimet e kryera e para se gjithash për gjenocidin e kryer nga Serbia, por në mënyrë selektive të pjesshme të gjykojë vetëm krimet e pretenduara të UÇK-së. Po flas në emër të kolegut tonë në Kuvend dhe në vend, të atij që na përfaqëson si grup i Lëvizjes Vetëvendosje, të Rexhep Selimi, deputet i këtij kuvendi për 4 legjislatura, shef i grupit parlamentar, e para se gjithash ish-pjesëtar i UÇK-së. Ishte Rexhep Selimi që e bëri publike dhe afirmoj UÇK-në, ishte nga fillimi e nuk u nda asnjëherë nga Jasharajve e Prekazit, e që asnjëherë nuk votoi në dëm të Kosovës e mirëqenies së qytetarëve. Ai edhe dje në deklaratën e tij potencoi se si deputet i Kuvendit të Kosovës e pati kundërshtuar këtë Gjykatë Speciale. Ushtarët tanë kishin qëllime fisnike dhe ishin të prirur me ideale të larta”, tha Nagavci, transmeton lajmi.net.
Tutje ajo shtoi se sot shefi i grupit parlamentar të VV-së në vend që të drejtohet nga ky Kuvend, po paraqitet para Speciales, gjykatë kjo që do të gjykojë atë dhe ish-ushtarët e tjerë të UÇK-së.
“E rëndë ishte dita e 5 nëntorit, e rëndë edhe akuzat që i pamë. Lufta e drejtë për liri nuk do të njolloset dhe kjo luftë e drejtë do të shpaloset nga Selimi me shokë. Do të dëshmohet lufta e drejtë e UÇK-së dhe do të vuloset fakti se Serbia ka kryer krime dhe gjenocid në Kosovë. Lufta e drejtë e UÇK-së, ashtu sikurse edhe gjithë përpjekja e popullit për çlirim e pavarësi do të vendoset në kornizat e drejtësisë. Dalshi faqebardhë edhe nga ky proces”, shtoi ajo.
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...
Rasti i Xuxit me Kevinin, reagon nëna e këtij të fundit: Mar...
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...