Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci e ka quajtur skandaloze adresimin e presidentit Hashim Thaçi për qytetarët e Kosovës, të parin ky pas propozim-aktakuzës së Gjykatës Speciale për kinse krime lufte.
Përmes një postimi në Facebook, Nagavci thotë se adresimi i kreut të vendit ishte dëshpërues, por që sipas saj, përmban ‘skenarë në përpjekjen e tij për të shpëtuar veten’, e që ‘mund të jetë një plan jo i mirë për Kosovën’.
“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë të hënën gjatë adresimit ndaj publikut se nëse konfirmohet aktakuza e Prokurorit të Specializuar kundër tij, atëherë ai do të japë menjëherë dorëheqje nga pozita që ka.arbresh.info
Postimi i plotë i Nagavcit:
“Ky fjalim pra është më e mira që mund të japin tekst shkruesit e Presidentit.Për Presidentin Thaçi s’kam çfarë të flas. S’kam pritur asgjë as më mirë e as më ndryshe. Çasja e tij përçarëse, vënia e interesit personal mbi gjithçka tjetër, person që gjithnjë prodhon kriza për mbijetesë politike.
Përsëri skandaloz, jo vetëm në adresimin e tij patetik e dëshpërues, por mbi të gjitha në skenarët e tij që mund të vëreheshin mes rreshtave.
Një plan jo i mirë për vendin, në përpjekjen e tij për të shpëtuar veten. Dhe si gjithnjë tjerët do t’i ketë marioneta.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?