Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, e ka quajtur absurd caktimin e seancës për nesër për votim të mosbesimit ndaj Qeverisë.
Sipas saj, aty vetëm një deputet të jetë i infektuar, rrezikojnë të infektohen të gjithë.
“Absurde, dhe shumë shqetësuese qysh në mes të krizës shëndetësore po këmbëngulin për mbledhje të Kuvendit. Sikur aty vetëm një deputet të jetë i infektuar, rrezikojmë të infektohemi të gjithë. E pastaj infeksioni do të përhapej, sepse deputetët vijnë nga të gjitha komunat”, ka thënë Nagavci.
Ajo u ka bërë thirrje LDK-së dhe partive tjera opozitare të mos tregohen të papërgjegjshëm.
“I bëj thirrje PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Nismës (PLAN po i bie) të mos tregohen të papërgjegjshëm. Mos e vini në rrezik Kosovën midis situatës së pandemisë globale. Mocioni pret, a virusi vret…”, është shprehur Nagavci në Facebook./arbresh.info
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...