Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë sot në Kuvend se dialogu me SBAShK-un nuk ka munguar asnjëherë, dhe se ka pasur dhjetëra takime e diskutime të gjata me ta.
Ajotha se është e vetëdijshme për gjendjen aktuale në arsim.
“Sot gjendemi përballë një situate të pakëndshme dhe të papranueshme. Ka disa jave që nxënësit nuk po e përjetojnë të drejtën e tyre për mësim dhe kjo për shkak të agjendave aspak të drejta. Dialogu nuk ka munguar asnjëherë, me dhjetëra takime të mbajtura, me dhjetëra diskutime të gjata me SBAShK-un për t’i adresuar problemet. Ajo që është e qartë, aspektet ligjore e administrative të arsimit sot janë dukshëm me mirë prej kur e kemi marrë mandatin e do të jenë shumë më mire deri në fund të tij”,u shpreh Nagavci.
Ministrja shtoi se rezultatet në arsim nuk janë ato që i dëshirojnë, por duhet shumë punë e përkushtim nga të gjithë. /arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...