Nagavci dhe zëvendësshefi i UNICEF-it nesër vizitojnë kopshtin “Shkronjat” në Prishtinë

12:20 | 13 Qershor 2024
E.G

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe zëvendësshefi i UNICEF-it në Kosovë, Benjamin Fischer nesër do të vizitojnë kopshtin “Shkronjat” në Prishtinë, ku është duke u pilotuar Kurrikula e re për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme.

Me këtë rast edhe do të bëhet lansimi i këtij dokumenti të rëndësishëm për edukimin parashkollor, shkruan Arbresh.info.

Ky aktivitet do të mbahet nesër në ora 10:00./Arbresh.info/

Të ngjashme