Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ,ka pritur në takim përfaqësuesit e Këshillit të Prindërve të Kosovës, të kryesuar nga kryetari Jeton Demi.
Siç njoftohet, në takim është diskutuar për çështje të rëndësishme në arsim, ndryshimet e nevojshme legjislative në këtë sektor dhe ato të cilat janë në proces të ndryshimit, përgatitjet e nevojshme për fillimin e vitit të ri shkollor 2022/2023, si dhe të drejtën e nxënësve për të vijuar mësimet pa asnjë pengesë.
Ministrja Nagavci me këtë rast ka thënë se Ministria e Arsimit është e përkushtuar që të bashkëpunojë ngushtë me të gjithë akterët, përfshirë edhe Këshillin e Prindërve të Kosovës, marrë parasysh rëndësinë që ka roli i prindërve në të gjitha proceset në arsim.
Sipas një komunikate të MAShTI, Nagavci dhe kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Jeton Demi u pajtuan që çdo kërkesë e arsyeshme dhe e argumentuar të shtyhet përpara, në mënyrë që ky këshill të jetë sa më efektiv në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive që ka. /arbresh.info/
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”