Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në kuadër të fushatës sensibilizuese kundër dhunës në shkolla kanë bashkëbiseduar me nxënësit e shkollës “Xhemajl Mustafa” në Prishtinë, të cilët ishin duke zhvilluar një aktivitet me punë në grupe dhe po trajtonin tema të ndryshme të cilat ndërlidhen me këtë dukuri.
Ministrja Arbërie Nagavci pasi dëgjoi prezantimet e grupeve theksoi se, MAShTI ka politika të avancuara dhe dokumentacion të nevojshëm për të parandaluar këtë dukuri, por që sfidë mbetet zbatimi i tyre në praktikë, për çka Ministria është duke u angazhuar gjatë gjithë kohës.
Ministrja ndër të tjera tha se, qëllimi i kësaj fushate vetëdijësuese është që nxënësit të kenë të qartë se sa e rëndësishme është që të ndajnë informatat për dhunën, qoftë ndaj tyre apo ndaj dikujt tjetër, dhe se sa e rëndësihme është siguria e tyre në shkolla.
Ministrja Haxhiu i përgëzoi nxënësit për temat të cilat i kishin ndarë dhe përgjigjet që i dhanë gjatë shtjellimit të tyre. Ajo tha se për të parandaluar dukuritë negative arsimimi cilësor është jashtëzakonisht i rëndësishëm.
Ky grup i nxënësve gjithashtu prezantuan idenë që të ketë Ditë kundër bullizmit, pasi sipas tyre kjo dukuri është bërë mjaft shqetësuese dhe duhet të shtohen aktivitetet vetëdijësuese kundër saj./arbresh.info/
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...