Google ADS

Nagavci dhe ambasadori hungarez shprehin gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin në arsim

20:29 | 9 Nëntor 2023
E.G

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka pritur në takim njoftues ambasadorin e ri të Hungarisë në Kosovë, Béla Boszik.

Gjatë takimit, ministrja Nagavci dhe ambasadori Boszik diskutuan për bashkëpunimin e deritashëm mes Kosovës dhe Hungarisë në arsim, në veçanti për mbështetjen e madhe që ka dhënë Hungaria për studentët nga Kosova përmes programit të bursave, si dhe mundësinë e nënshkrimit të një memorandumi të mirëkuptimit në të ardhmen, në kuadër të Programit të bursave, përcjell Arbresh.info.

Nagavci ka uruar ambasadorin e ri dhe e ka falënderuar për krijimin e mundësive të shumta për studentët tanë që të studiojnë në universitetet hungareze.

Tutje bahskëbiseduesit shprehën gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin në arsim.

Ndër të tjera, Nagavci e vlerësoi të rëndësishëm bashkëpunimin Kosovë-Hungari në fushën e arsimit, me theks të veçantë në arsimin e lartë.

Ndërsa, ambasadori, Béla Boszik tha se Hungaria do të vazhdojë të mbështesë studentët nga Kosova, ndërsa theksoi faktin se, numri i aplikantëve kosovarë në Programin e bursave është disa herë më i lartë sesa kuota të cilën e përcakton Programi./Arbresh.info/

Të ngjashme