Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka dënuar ashpër incidentin e fundit të sulmit seksual ndaj një të miture nga arsimtari i saj në një shkollë në Deçan.
Ajo tha se e drejta për fëmijëri në mirëqenie është e drejtë e çdo fëmije.
“E drejta për fëmijëri në mirëqenie, është e drejtë e secilit fëmijë. E dënoj ashpër rastin e publikuar sot për sjellje të pahijshme ndaj një nxënëse në një shkollë të Deçanit”, tha ajo.
Tutje ajo tha se pret që organet e drejtësisë ta trajtojnë këtë rast me prioritet dhe të merren masat e duhura, shkruan Arbresh.info
“Pres që organet e drejtësisë ta trajtojnë këtë rast me prioritet dhe të merren masat e duhura. Është obligim i të gjithë neve që të sigurojmë ambiente të sigurta për fëmijët”, ka shkruar ajo në Facebook.
Ajo tha se që të shmangen situatat e tilla në vitin 2021 kanë propozuar tri propozime në Ministrinë e Drejtësisë që të përfshihen në Kodin penal.
Propozimet kanë qenë:
1.Ashpërsimi i dënimit për rastet e ngacmimit seksual ndaj fëmijëve,
2.Kualifikimi kësaj vepre penale në një paragraf të veçantë duke saktësuar kryerjen e kësaj vepre ndaj fëmijëve,
3.Aplikimi i dënimit plotësues me të cilin ndalohet ushtrimi i profesionit që lidhet me punën e fëmijëve ndaj kryerësve të veprave të tilla.
Përderisa pika e 3 është marrë parasysh dhe është përfshi në Kod penal, pres që edhe 2 propozimet tjera të gjejnë mbështetje në Kuvend.
Disa nga veprimet që i kemi ndërmarrë si Ministri janë: themelimi i Forumit Nacional për shkollat miqësore “Rritemi bashkë”- forum këshillëdhënës e mobilizues për zbatimin e politikave për mbrojtje të fëmijës dhe parandalimit të dhunës në shkolla.
Kemi realizuar fushatën njëmujore kundër dhunës në shkolla me moton ‘Së bashku për Shkollën Miqësore’.
Po ashtu, kemi organizuar forume diskutimesh në nivel komunash e shkollash për të prezantuar politikat kundër dhunës dhe kemi realizuar seanca kundër trafikimit dhe dhunës me bazë gjinore.
lexo edhe:
Mungesa e rrymës në Ferizaj detyron një mërgimtar të kthehet...
“E dua Liverpoolin”, Van Dijk flet për të ardhmen mes intere...
Mbi 10,000 emigrantë vdiqën këtë vit gjatë përpjekjes për të...
Zbulohet gjiganti evropiane që Brahim Diaz e ka refuzuar në ...
E papritur! Gili dhe Redoni i japin fund aventurës në “BBVA”
Vullneti hedh ujë në krevatin e Gjestit, Leos dhe Drilonit –...