Në Kosovë ka filluar viti i ri shkollor 2024-2025, ku 300.000 nxënës kanë filluar mësimin.
Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci tha se është një fillim i mbarë e i suksesshëm i vitit shkollor. Ajo shtoi se në të gjitha komunat ka filluar mësimi, por theksoi se në disa shkolla në komunën e Prishtinës po vazhdojnë punimet gjë që është ngritur si shqetësim nga përfaqësuesit e prindërve.
Nagavci tha se Këshilli i Prindërve ka kërkuar që të shtohet presioni nga Ministria e Arsimit në komunë që të gjitha punët rreth përmirësimit të infrastrukturës të kryhen me kohë.
Ndërsa në komunat e tjera sipas saj nuk ka raportime për mos fillim të procesit mësimor.
“Gjithsesi gjatë ditës së nesërme do të mbledhim të gjitha raportimet që kanë ardhur deri në fund të ditës së sotme, e po ashtu zyrtarët e ministrisë së arsimit dhe inspektorët gjatë kësaj jave janë për vizitë në të gjitha komunat në shkolla të ndryshme në mënyrë që të monitorohet nga afër fillimi dhe mbarëvajtja e procesit mësimor”, tha ajo në rtk.
Ministrja e Arsimit tutje theksoi se ndryshe nga vitet e fundit që kishte greva dhe diskutime të shumëta kryesisht nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, sivjet në përgjithësi është një fillim i mire.
“Uroj që të përfundojë mbarë dhe të jetë një vit ku do t’i gëzohemi rezultateve e sukseseve të përbashkëta”, tha ajo.
Duke folur për subvencioninim e teksteve shkollore, Nagavci tha se këtë vit kanë aplikuar më shumë se dyqind mijë prindër ose kujdestarë ligjorë për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore. Ndërkaq janë realizuar pagesat për 201.120 prindër, dhe po vazhdon procesi i transferimit të mjeteve.
Ndërkohë, për familjet nga Lugina e Preshevës të cilët nuk kanë nënshtetësi kosovare, e që janë ankuar për disa vështirësi në këtë proces, Nagavci premtoi se janë duke i trajtuar ankesat dhe se asnjë nxënës nuk do të mbetet pa tekste dhe mjete mësimore.
Vengu: Shqipëria synon një fazë të re bashkëpunimi me Pentag...
Edi i hedh kunja Gjestit: Burri që o burrë duhet me i peshu ...
Xheneta për Gjestin: Kur ka kajt për mua, me ka bërë krenare...
Gjykata Kushtetuese konfirmon një nga masat e sigurisë ndaj ...
Brazil, ish-presidenti akuzohet për “grusht shteti” kundër d...
Krasniqi për vdekjen e Sabri Popajt: Një shqiptar i rrallë, ...