Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, i është kundërpërgjigjur Agim Veliut, i cili kishte thënë se disa nga pjesëtarët e Qeverisë, i kanë kryer analizat për koronavirus.
Ajo ka thënë se me këtë deklaratë Veliu ka shkelur Ligjin për Mbrojtjen e të dhënave personale.
Ky është postimi i saj i plotë:
Zot. Agim Veliu, ish ministri i brendshëm paska deklaruar:
“E kam një informacion që Albini dhe disa prej pjesëtarëve të tij në Qeveri dhe në Kuvend, duke filluar nga nënkryetarja e Kuvendit i kanë kryer analizat ku iu janë marrë mostrat se a janë me koronavirus apo jo”.
Me këtë deklaratë, ish ministri i brendshëm ka shkelur Ligjin për Mbrojtjen e të dhënave personale, dhe nenin 20, të Ligjit Nr.2004/38 për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Qytetarëve në Kujdesin Shëndetësor, “E drejta e ruajtjes së konfidencialitetit dhe aspektit privat të të dhënave shëndetësore”, e mbi të gjitha ka cenuar nenin 36 [E Drejta e Privatësisë], dhe nenin Neni 41 [E Drejta e Qasjes në Dokumente Publike] të Kushtetutës së vendit.
Është interes i qytetarëve që të dinë për gjendjen shëndetësore të personave publik me përgjegjësi shtetërore dhe të udhëheqësve të tyre, por jo pa pëlqimin e bartësve të të dhënave.
Duke qenë në kontakte të shumta me qytetarë është përgjegjësi e jona të kujdesemi për shëndetin publik, të sigurohemi për veten dhe të tjerët, të respektojmë plotësisht Vendimet e Qeverisë dhe institucioneve dhe të jemi të përgjegjegjshëm në veprimet dhe sjelljet tona.
Zot. Veliu me deklaratën e tij, nuk ka zbuluar asgjë të re sepse analizat i kemi bërë një pjesë e madhe e zyrtarëve dhe kabinetit në Kuvend, ashtu si dhe jemi kujdesur që të dezinfektohen hapësirat e Kuvendit dhe të krijohen kushtet për punë.
Ajo çfarë ka bërë në fakt Zot. Veliu është konfirmimi i arsyeshmërisë së Vendimit të Kryeministrit për shkarkimin e tij, sepse mbrojtja e të dhënave personale të qytetarëve është obligim ligjor dhe e drejtë e njeriut, e ky ish ministër e shkel edhe këtë obligim bazik.
Pa panik, por me kujdes të shtuar.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...