Ish -deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka reaguar pas refuzimit që LDK-ja ia bëri ofertës së Albin Kurtit.
Nagavci tha se argumenti i LDK-së se duhet shmangur garën e brendshme nuk qëndron.
Për më shumë lexojeni postimin e plotë të saj:
Alternativën që ne i ofruam LDK-së për koalicion, së pari u refuzua nga Agim Veliu, pastaj nga zt. Isa Mustafa dhe së fundi foli dhe znj. Vjosa Osmani që në fakt deklaroj se mund të tejkalojmë gjithçka, përveç që ajo të jetë kandidatja për kryeministre.
Dhe argumenti i tyre se duan të shmangin garën e brendshme, nuk qëndron aspak.
Një listë e përbashkët, e cila ua jep mundësinë votuesve të të dyja subjekteve për ta votuar të preferuarin e tyre për kryeministër/re do të ishte përparësi për të dy subjektet pasi votat do të shkonin për koalicionin tonë.
Për më shumë mobilizimi i votuesve të të dyja subjekteve dhe atyre që janë të pavendosur, do ta rriste frontin kundër PAN-it. Kjo do të ishte konkurencë pozitive.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...