Kuvendi i Shoqatës së ndërmarrjeve që merren me qarkullimin e naftës, derivateve të naftës, gazrave dhe lubrifikanteve “SHQNGL”, ka mbajtur takim.
Në Kuvendin përmbyllës të Shoqatës për vitin 2021, u shqyrtua vetëm një pikë e rendit të ditës e cila përfshinte raportin e punës 1 vjeçare të Shoqatës për këtë vit.
Gjithashtu, në këtë takim ku ishte prezent edhe Kryesuesi i Kuvendit të Odës Ekonomike të Kosovës, z. Ruzhdi Kurtishaj, u diskutuan edhe prioritetet e Shoqatës së Naftëtarëve për vitin e ardhshëm.
Njëherit, Shoqata e Naftëtarëve shprehet falënderuese ndaj Qeverisë Kurti, specifikisht ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës z. Albin Kurti dhe Ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë znj. Rozeta Hajdari, për Ligjin e Naftës i cili ka kaluar në lexim të parë, me shpresën që ky Ligj do të kalojë sa më shpejtë edhe në leximin e dytë./rtk/
Dugolli: Pse po tjetërsohet prona e Universitetit të Prishti...
E tmerrshme në Vlorë: Nëna përplas disa herë në tokë beben p...
Ata kanë gjithmonë ide origjinale, shenjat më kreative të zo...
Parashikimi i Motit për Vikend
Çfarë ndryshimesh mund të ndjejnë qentë tek pronarët e tyre?
Si të largojmë frikën nga fluturimi me aeroplanë?