Tregu i naftës në Kosovë vazhdon të mbetet në një gjendje anarkie dhe thuhet se prapa këtij biznesi milionësh qëndrojnë njerëz të lidhur direkt me pushtetin. Për këtë ka akuza e kundër akuza nga rivalët politik, për atë se kush po e kontrollon këtë produkt.
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ditë më parë ndërmori një aksion për t’u siguruar se në Kosovë po hynë naftë cilësore. Mirëpo, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani nuk është i kënaqur me rrjedhën e këtij aksioni.
Këtë ai e bëri të ditur në emisionin Argument Plus, të RTV21.
“Nuk jam edhe unë i kënaqur me rrjedhën e aksionit, ndoshta kemi pasur rrjedhje të informatave nga brenda. Duhet shumë punë për të bërë, kemi ndaluar 59 autobote dhe jemi të habitur edhe ne se nga 59 autobote të gjitha dalin me cilësi të mirë”, tha ministri. Do të ketë prapë aksione të tilla të paparalajmëruara. Por Hasani nuk e beson rezultatin e analizave të laboratorëve të autorizuar nga Ministria .
“Ne për shkak të disa mendimeve të ekspertëve, nëse themi 20 autobote kanë qenë me densitet të njëjtë, kjo më ka bërë të dyshojë që lënë me dyshua a janë marrë si duhet ato mostra”, tha Bajrami duke shtuar se kjo mbetet të vërtetohet në aksionet tjera.
Hasani theksoi se nuk kanë informata se kush qëndron prapa kësaj industrie të fuqishme. Ministri premtoi se do t’i sigurojë qytetarët se do të ketë naftë cilësore në Kosovë. Për këtë besohet se shumë shpejt do të ketë një ndryshim në udhëzim administrativ që përgjegjësinë për cilësinë e naftës ta merr MTI nga Ministria e Financave. Më pas MTI do të pozicionohet në pikat kufitare për ta inspektuar naftën
Katër shenjat e zodiakut që do të takojnë dashurinë e re në ...
“Lidhje fallco, për të qëndruar edhe 1 javë në shtëpi” – Sar...
Broja deklarohet pas ndeshjes ndaj Nottingham Forestit
”Sa e falëm bashkë jacinë”, hoxha thotë se çiklisti që u për...
Kurti tregon arsyen pse nuk ishte për vizitë tek ish-krerët ...
OBSH-ja i bën thirrje Kinës t’i japë qasje në të dhënat orig...