Nacionalistët serbë në Mal të Zi këndojnë këngë shoviniste për Kosovën, mbështesin pushtimin rus në Ukrainë

18:03 | 12 Shkurt 2023
E.H

Në kryeqytetin e Mal të Zi, Podgoricë, nacionalistët serbë kanë mbajtur një tubim në mbështetje të pushtimit rus në Ukrainë dhe duke kënduar këngë shoviniste për Kosovën.

Ky vend tashmë është anëtar i NATO-s.

Rreth këtij tubimi ka reaguar edhe deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi, i cili ka thënë në një vend të NATO-s këndohen këngë “çetnike kundër Kosovës e pro Rusisë”.

Në disa pamje të publikuara në rrjetet sociale dëgjohet një mbështetëse e këtij tubimi duke kënduar këngë puroshoviniste dhe nacionaliste për Kosovën, ku janë të mbledhur disa dhjetëra nacionalistë serbë.

Gjithashtu, në prapavijë shihet një flamur ku në hartën e shtetit të Kosovës është vendosur flamuri serbe, ndërsa, shihet edhe flamuri i Rusisë ku në të është vendosur shenja “Z”, e cila është një simbol i luftës së Rusisë në Ukrainë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme