Nga: Ibrahim Berisha
Të jetosh në një ambient kapurpërfyti nga paniku, qoftë edhe një apo dy ditë, madje pa e ditur nga vjen, por ushqehet pamëshirshëm si “ e pavërtetë e vërtetuar”, kjo është fuqia e pafuqisë “së t‘fortëve”.
Ka javë disa “t’fortë” e kanë ditur se do të helmohet uji në Liqenin e Badovcit. U fol ngado për këtë “pritje të domosdoshme”.
Ne qytetarët e terrorizuar edhe nga shumë goditje tjera publike dhe jo publike, formale dhe jo formale, e mbajtëm mirë me vete edhe këtë terror, duke pritur çastin e helmimit dhe të vdekjes masive.
U strehuan në paqen publike ata që duhej të dilnin dhe të tregonin kush e thotë se ne do të helmohemi, pse do të helmohemi dhe nga kush do të helmohemi?
Heshtja solli një ngjarje që nuk po sqarohet, por që la pa frymë qytetarët, duke e shpërndarë ofshamën e trishtimit anë e kënd botës përmes top lajmit nga Kosova.
Helmi u gjet dhe pastaj nuk u gjet.
Ndalimi i “disa terroristëve” ishte arrestim publik ende pa mbërri këta të dyshuar në lokalet e policisë. Në një vend ku ka procedura serioze ndalimi dhe hetimi, nuk do të merrej vesh kjo punë pa u sqaruar, së paku, edhe lloji “i helmit”.
Ka pasur apo jo helm dhe synim për helmim, apo kjo ishte vetëm një finale e luftës speciale apo në fund, për të na lënë neve qytetarëve të zakonshëm, helmin e trishtimin, frikën dhe urrejtjen përherë në mendimet tona.
Qytetarin nuk di për lojën, por di të kërkojë të vetmen gjë: ka një të vërtetë dhe ajo duhet të thuhet ashtu si është.
Janë këta terroristë që deshën të na vrasin pasivisht apo deshi dikush të na vrasë shpirtërisht duke pasur miratimin në heshtjen e atyre që janë përgjegjës për të përballuar “luftën speciale”; në këtë kohë dramatike të presionit për krijimin e Asociacionit të Komunave, të Gjykatës Special dhe të tërheqjes së vijës së kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
Është shumë vapë, 34 gradë celsius, pa ujë, kjo është e mjaftueshme për qytetarin prishtinas. Tani për tani e mjaftueshme. Edhe pa helm, madje.
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...