Google ADS

MZHR lanson skemën e granteve në vlerë prej 1.4 milionë euro

07:08 | 29 Janar 2018
Arbresh.info

Në kuadër të lansimit të Skemës së Granteve ‘Programi i Zhvillimit Rajonal të Balansuar’, Ministria për Zhvillim Rajonal organizon konferencë për media pastaj vazhdon me Sesionin informues  me Përfituesit potencial/bizneset me qëllim të informimit lidhur me këtë programin për dhe mundësit e aplikimit.

Fjalën hyrëse në takim do ta mbajë, Rasim Demiri, Ministër i Zhvillimit Rajonal, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal.

Qëllimi i përgjithshëm i kësaj Thirrje për Propozime është zhvillimi socio-ekonomik rajonal të balansuar përmes përkrahjes së ndërrmarrësve të rinj/bizneseve në pesë rajonet ekonomike të Kosovës.

Shuma e fondit në vlerën 1,400,000.00 euro është e orientuar në projekte që kontribuojnë në:  Zvogëlimin e papunësisë përmes krijimit të vendeve të reja të punes, me theks të veqantë për të rinjtë; Përkrahja e zhvillimit të bizneseve të reja dhe atyre me potencial rritjeje; Përkrahja e bizneseve që kontribuojunë në zëvendësimin e importeve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme