Një lajm që po del të jetë i pa saktë që e dhanë Dardan Molliqaj dhe Daut Haradinaj.
Ish-deputetët nga PSD dhe AAK që tani janë në koalicion parazgjedhor, gjatë emisionit “Debat plus” në RTV Dukagjini, thanë që një prej projekteve më të shtrenjta të qeverisë Haradinaj, ka dështuar.
Fjala është për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, pasi sipas tyre, banka që do ta bënte financimin është larguar, shkruan gazeta inFokus.
“Contour Global nuk mund të realizohet mo, për shkak se është tërhek banka që i ka siguru financat për këta, pra çështja e Contour Global nuk ekziston ma, një gjë t’mirë që e ba ba z. Haradinaj, mirë që është ndal projekti sepse ka qenë i kushtueshëm, jo i pa drejtë, por nuk është ndal nga ne. Kosova nuk ka penallti dhe kjo çështje është e zgjidhur, ky dallim nuk ekziston më, pra do të punojmë me ekspertat e AAK dhe PSD për me ndërtu kapacitete të reja energjetike ma të favorshme për ne”, ka thënë Molliqaj.
Por, për një gjë të tillë nuk janë të informuar në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.
Shkumbin Asllani, këshilltari ligjor qeverisë së Kosovës dhe menaxheri i projektit “Kosova e Re”, thotë që si Qeveri e Kosovës, nuk kanë ndonjë informacion të tillë.
“Ne si Qeveri e Kosovës, nuk kemi asnjë informacion të tillë prej Contour Global, kjo gjë mbetet në frymën e diçkaje të pakonfirmuar e të pavërtetë, ne nuk kemi asnjë koment, informacion të tillë nuk kemi as zyrtarisht as jo-zyrtarisht, ne jemi duke punuar”.
Kështu, Asllani, thotë që procedurat për “Kosovën e Re”, janë duke u zhvilluar dhe se është hera e parë që po dëgjon diçka të tillë, shkruan gazeta inFokus.
“Brenda dy jave ka me u përzgjedh ndërtuesi, “General Electric” është shpalluar ofertues i preferuar, tash janë duke u zhvilluar negociatat finale, e pritet që brenda dy jave me u zgjedh edhe fituesi për ndërtim”.
Ndërsa, për atë që kanë thënë Molliqaj e Haradinaj se arsye e dështimit është largimi i një banke si financues, Asllani, thotë që jo që nuk ka ndonjë informatë të tillë, por edhe po të ishte e vërtetë, projekti nuk varet nga një bankë.
“Financimi i projektit nuk varet prej një banke të vetme, këto janë kompani shtetërore, banka shtetërore që financojnë kompani vendase për eksportin e të mirave të atyre vendeve, do të thotë janë disa banka”, ka thënë Asllani për gazetën inFokus.
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?