Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti duket se i ka marrë shumë seriozisht kërcënimet e Myftiut Tërrnava, i cili gjatë muajit të Ramazanit kishte thënë se xhamia qendrore do të ndërtohet pa leje nëse Komuna nuk i lëshon dokumentet.
Ahmeti ka shkuar sot tek Myftiu bashkë me Albin Kurtin. Pas takimit BIK ka lëshuar një njoftim ku thuhet se ndërtimi i xhamisë do të fillojë shumë shpejt.
Myftiu Tërrnava duket se e ka gjetur një mënyrë efektive për të bindur Komunën e Prishtinës rreth ndërtimit të xhamisë qendrore në kryeqytet. Ai gjatë Ramazanit ka kërcënuar se kjo xhami do të nis të ndërtohet pa leje nëse komuna nuk i lëshon dokumentet e nevojshme.
Sipas një komunikate të Bashkësisë Islame të Kosovës në këtë takim është diskutuar edhe për mundësinë e rifillimit të restaurimit të xhamisë Sulltan Murat në Prishtinë. Sipas njoftimit të BIK, Tërrnava dhe mysafirët e tij Kurti dhe Ahmeti kanë shkëmbyer komplimente rreth punëve që janë duke i bërë në shërbim të qytetarëve.
“Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava priti në takim kryetarin e Komunës së Prishtinës. z Shpend Ahmetin i shoqëruar nga z.Albin Kurti. Në këtë takim Myftiu Tërnava i falënderoi mysafirët për vizitën dhe çmoi angazhimin dhe punën që po bën kryetari Ahmeti në shërbim të qytetarëve. Po ashtu në këtë takim u diskutua për mundësinë e rifillimit të restaurimit të xhamisë Sulltan Murat në Prishtinë dhe xhamisë qendrore te Posta në Prishtinë që së shpejti do të filloj ndërtimi i saj”, thuhet në komunikatë.
“Nga ana e tyre mysafirët falënderuan myftiun Tërnava për pritjen dhe vlerësuan kontributin e myftiut Tërnava në shërbim të qytetarëve dhe vendit në përgjithësi” thekson njoftimi.
Mujain e kaluar Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava e kishte quajtur të pakuptueshëm faktin që prej pesë vitesh komuna e Prishtinës nuk po e jep lejen për ndërtimin e xhamisë qendrore lokacioni për të cilën është ndarë te Posta e Madhe.
Tërnava kishte kërcënuar se nëse vazhdohet të mos jepet leja për këtë xhami, ajo do të ndërtohet pa leje, pasi sipas tij, durimit i ka ardhur fundi.
Kreu i Bashkësisë Islame, ka thënë se ai do të jetë në krye të këtij vendimi, dhe nëse do të duhet të arrestohet dikush për këtë, adresa është ai vet personalisht.
Mosndërtimi i kësaj xhamie Tërnava ka thënë se ka bërë qe në drejtim të tij të vijnë shumë mesazhe, një pjesë e tyre edhe fyese. “Me plotë të drejtë, më kanë thënë, kryetar pse po vazhdon të qëndrosh në krye të Bashkësisë Islame kur ke dështuat qe ta ndërtosh xhaminë”.
“Paratë për ndërtimin e xhamisë janë donacion nga Turqia, i njëjti burim që ka financuar edhe ndërtimin e xhamisë në Tiranë. Problem është vetëm leja. Ata nuk munden të na e caktojnë neve se si do të duhet të duket projekti. Atë projekt e ka zgjedhur populli, siç po thuhet tani, e ka zgjedhur sovrani”, ka thënë Tërnava.
Nuk dihet saktësisht se kush është financuesi i kësaj xhamie. Myftiu kohëve të fundit ka kultivuar të veçanta me Turqinë. Në deklaratat e tij ai ka treguar se është komplet i nënshtruar ndaj Ankarasë sidomos pas deklaratave për Erdoganin të cilin e kishte quajtur profet.
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...
Ismaili: Sektori financiar në Kosovë stabil dhe mirë i kapit...
“E lirë je prej meje”, a po ftohen raportet mes Gjestit dhe ...
Deponim dhe kundërmim, kriza me mbeturina në shtetet e Ballk...
Dita e ndeshjes, Kosova pret në ‘Fadil Vokrri’ Lituaninë