Google ADS

Myftiu Tërnava uron Ipeshkvin Dodë Gjergji për Krishtlindje

09:55 | 24 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava me rastin e Kërshëndellave, i ka dërguar Ipeshkvit të Kosovës, Dodë Gjergjit, telegram urim.

Në urimin e BIK-ut thuhet se Kërshëndella është moment i veçantë që simbolizon e përkujton lindjen, jetën e mbarësinë dhe po ashtu kjo festë përçon në mënyrën më të mirë mesazhin për ndërtimin e shoqërisë së shëndoshë e humane.

“Sot, me rastin e festës së Kërshëndellave, kam nderin e veçantë t’ju drejtohem me këtë mesazh urimi e përgëzimi Juve, meshtarëve tuaj, si dhe të gjithë vëllezërve të krishterë duke ju dëshiruar shëndet, mbarësi e lumturi. Kërshëndella është moment i veçantë që simbolizon e përkujton lindjen, jetën e mbarësinë. Po ashtu kjo festë përçon në mënyrën më të mirë mesazhin për ndërtimin e shoqërisë së shëndoshë e humane”, thuhet në telegramin e urimit.

“Zotni Ipeshkëv, festat fetare te ne gjithherë kanë qenë momente që na kanë bashkuar në të mirë, nga to kemi mësuar e kultivuar tolerancën, harmoninë, ndërgjegjësimin për paqen, respektin dhe dashurinë për tjetrin. Zotni Ipeshkëv, nëpërmjet jush, uroj e përgëzoj edhe të gjithë praninë ndërkombëtare katolike në Kosovë. Duke ju përshëndetur, Ju dëshiroj shëndet, mbarësi e lumturi”, thuhet në telegram

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme