Me ftesë të sekretarit gjeneral të Ligës së Botës Islame (RABITA), kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, mori pjesë në Forumin global të vlerave të përbashkëta të pasuesve të religjioneve të ndryshme, i cili po mbahet në kryeqytetin e Arabisë Saudite, në Rijad, përcjell arbresh.info.
Në këtë takim po marrin pjesë mbi 70 liderë nga gjitha religjionet, si islame, krishtere, hebreje, budiste, hinduse etj.
Në hapjen e takimit, një fjalë rasti mbajti sekretari gjeneral i RABITA-s, Abdulkerim al-Isa, i cili fillimisht u dëshiroi mirëseardhje të pranishmëve, duke theksuar rolin dhe rëndësinë e secilit pjesëmarrës në këtë takim.
Ai përmendi gjithashtu nevojën dhe rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit me përgjegjësi të lartë në përhapjen e tolerancës dhe bashkëjetesës, si dhe për luftimin e urrejtjes fetare në çdo cep të botës.
Në hapje të Forumit, foli edhe kryepeshkopi i Kostandinopojës, patriarku Ekumenik Bartolomeo, i cili falënderoi RABITA-n për iniciativat e tilla, duke ftuar kështu të gjithë pjesëmarrësit që të kontribuojnë dhe të punojnë me ngulm për dialog dhe bashkëjetesë, pa marrë parasysh sfidat e kohës moderne.
Kryetari i Këshillit të Fetvasë së EBA-së, Abdullah bin Beja dhe Myftiu i Egjiptit, Shevki Alam, theksuan rëndësinë e bashkëpunimit në mirësi dhe ndalim të së keqes.
Thellimi i bashkëpunimit mbi vlerat e përbashkëta, rëndësia e respektimit të besimeve dhe bindjeve fetare, ishin ndër pikat e rëndësishme që përmendën kryetari i Këshillit të Fetvasë dhe Myftiu i Egjiptit.
Një fjalë rasti në këtë Forum, mbajti edhe përfaqësuesi i Vatikani, Monsinjor Haled Ukashe.
Në këtë Forum, të pranishmëve iu drejtua edhe Myftiu i Kosovës, Tërnava, i cili në fjalën e tij paraqiti përvojën dhe traditën e popullit shqiptar në bashkëjetesë dhe tolerancë ndërmjet besimeve të ndryshme.
Theks të veçantë në fjalën e tij, Myftiu Tërnava, i kushtoi edhe përkushtimit të Bashkësisë Islame të Kosovës në edukimin, vetëdijësimin dhe promovimin e paqes, tolerancës dhe bashkëjetesës ndërmjet besimtarëve në Kosovë.
Vlen të theksohet se në këtë Forum, Myftiu Tërnava, është i vetmi përfaqësues i bashkësive islame të Evropës Lindore.
Myftiu Tërnava në këtë Forum po shoqërohet nga shefi i kabinetit të tij, Besim ef. Mehmeti. / arbresh.info/
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...