Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava sot ka nisur një vizitë zyrtare me ftesë të ministrit për vakëfe dhe çështje fetare – Gaith Al Kawari, në kryeqytetin e Katarit, Doha.
Në takim me ministrin Al Kawari, Myftiu Tërnava edhe kësaj radhe falënderoi qeverinë dhe popullin e Katarit për përkrahjen dhe ndihmën që i kanë dhënë Kosovës dhe popullit të saj gjatë dekadave të fundit. Më pas Myftiu e njohu ministrin me projektet dhe sfidat që ka Bashkësia Islame e Kosovës, duke veçuar vështirësitë që kishe Kosova në përgjithësi e BIRK-u në veçanti gjatë ballafaqimit më pandeminë globale COVID-19. Në këtë vazhdë Myftiu Tërnava falënderoi Qeverinë e Katarit për ndihmat e ofruara Kosovës gjatë pandemisë.
Myftiu Tërnava dhe ministri Al Kawari biseduan për mundësinë e financimit të projekteve të BIRK-ut që kanë të bëjnë me vakëfet dhe projektet që i përkasin rregullimit të infrastrukturës së BIRK-ut.
Kurse Ministri për vakëfe dhe çështje fetare – Gaith Al Kawar, falënderoi Myftiun Tërnava për vizitën dhe çmoi kontributin e Myftit Tërnava që në Kosovë të ketë paqe, tolerancë e harmoni ndërfetare dhe po ashtu shfaqi interesimin e tij që Ministria e Vakëfeve e Katarit në të ardhmen do të rris bashkëpunimin me Bashkësinë Islame të Kosovës./arbresh.info/
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...