Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava sot mbikëqyri punimet në ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë.
Në njoftimin e BIK-ut në rrjetin social Facebook, u bë e ditur se Myftiu Tërnava u nda i kënaqur që ecurinë e punëve në ndërtimin e Xhamisë Qendrore, duke thënë se çdo gjë është duke ecur sipas planit dhe dinamikës së paraparë.
“Me këtë rast zyrtarët nga kompania ndërtuese “Kumash” falenderuan Myftiun Tërnava për interesimin e vazhdueshëm për realizimin e projektot të ndërtimit të xhamisë duke e njoftuar atë se punët po ecin mirë e mbarë deri më tani”, thuhet tutje në njoftim./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...