Myftiu i Kosovës Naim Tërnava në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit ka folur ekskluzivisht për portalin “Arbresh.info” për një mori çështjesh.
Ndër pyetjet që ai u është përgjigjur është Xhamia e Madhe në Prishtinë, imamët që u arrestuan e u liruan, financat e BIK-ut si dhe për deklaratat e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.
“Arrestimi i disa hoxhallarëve ka ndodhë dhe atë natë unë e kam thënë kështu “unë si myfti marrë përgjegjësinë të tërë asaj që është fol nëpër xhamitë e Kosovës dhe kam bindjen që në xhami nuk është fol keq asnjëherë sepse edhe detyra e imamit është e shenjtë. Xhamia është e shenjtë, në xhami adhurohet Zoti , i përulemi Zotit. Megjithatë në jetën e tyre private unë aty nuk përzihem, ka kush merret me këtë, janë organet e Kosovës dhe i kryejnë detyrat që ata i kanë. Megjithatë unë ju kam thënë hoxhallarëve decidivisht që nuk do të lejoj kurrë që në xhami të jemi melaqe e në podrum të xhamisë shejtan dhe mua më vjen shumë mirë që hoxhallarët, imamët dolën të pafajshëm dhe kjo neve na gëzon dhe ne do të vazhdojmë me punën tonë. Ne e kemi një imam që është i dënuar edhe ai nuk ka qenë imam i rregullt ka qenë i angazhuar, jo imam me dekret ai është në burg dhe ne nuk kemi imam që në emër të radikalizmit , në emër të ekstremizmit që është i burgosur. Të gjithë ata që janë imam janë liruar, janë hetuar me vite dhe në fund ka dal që edhe e kam thënë edhe atë natë që i kanë marrë unë them këta janë të pafajshëm deri sa gjykata ta thotë fjalën e vet dhe deshi Zoti dhe dolën të pafajshëm dhe kjo na gëzon si Bashkësi Islame”, është shprehur Myftiu Tërnava.
LEXO EDHE: Intervista e plotë me Myftiun e Kosovës, Naim Tërnava
Çfarë thotë Myftiu Tërnava për Xhaminë e Çarshisë?
Si i vlerëson ai raportimet e mediave karshi Bashkësisë Islame të Kosovës dhe personalitetit të tij?
Se a do të lejohet falja e namazit të natës në të gjitha Xhamitë në muajin e Ramazanit ?
Myftiu përgjigjet edhe për Dr.Shefqet Krasniqin, se a do të kthehet ai si imam i Xhamisë së Madhe ?
Dhe për shumë çështje tjera të rëndësishme rreth BIK-ut dhe komunitetit mysliman në Kosovë.
Ndiqeni të plotë intervistën me Myftiun Tërnava:
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...