Google ADS

Muzika e lartë, Policia në Mitrovicë gjobitë tetë lokale

09:44 | 3 Gusht 2022
A. B.

Gjatë ditëve të fundit qytetarët në Mitrovicë janë ballafaquar me problemin e zhurmës, pasi që lokale të ndryshme të gastronomisë në Mitrovicë kanë shkaktuar zhurmë të bezdisshme (muzikë me ton të lartë), njofton policia.

Policia thotë se ka marrë masa të menjëhershme dhe gjatë kësaj jave ka shqiptuar gjoba ndaj tetë pronarëve apo personave përgjegjës të lokaleve të gastronomisë apo subjekteve juridike.

“Gjobat janë shqiptuar në bazë të autorizimeve dhe kompetencave policore dhe duke u bazuar në dispozitat e Ligjit për Rendin dhe Qetësinë Publike.

Masa të tilla do të vazhdojnë të merren edhe në ditët në vijim në mënyrë që të parandalohet bezdisja nga zhurma dhe shqetësimi i qytetarëve dhe do shqiptohen gjoba ndaj të gjithë personave dhe subjekteve juridike pa përjashtim”, thuhet në njoftimin e policisë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme