Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafi ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Gjykatës Supreme të Serbisë për të mos dënuar Aleksandar Vulin, ish-ministrin e Mbrojtjes, për deklaratat e tij të cilësuara si diskriminuese dhe denigruese ndaj shqiptarëve.
Mustafi me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se ky vendim e nxjerr në pahë se sistemi i drejtësisë në Serbi vazhdon të jetë peng i politikës, kur Gjykata Supreme zgjedh ta mbyllë sytë ndaj diskriminimit flagrant dhe gjuhës denigruese të Aleksandar Vulin, përcjell Arbresh.info
“Kur Gjykata Supreme e Serbisë me firmën e gjyqtares Dragana Marinkoviq, zgjedh ta mbyllë sytë ndaj diskriminimit flagrant dhe gjuhës denigruese të ZavedësKryeministërit Aleksandar Vulin, nuk bën asgjë tjetër veçse nxjerr në pah një realitet të hidhur: sistemi i drejtësisë në Serbi vazhdon të jetë peng i politikës, duke mbrojtur ata që promovojnë përçarje e urrejtje kundër shqiptarëve”, tha Mustafi.
“Në vend që të dënonte atë që bën publikisht thirrje për qasje diskriminuese, nxitje të dhunës dhe intolerancës ndaj komunitetit shqiptar si qëllimi i Vulinit – atëbotë në cilësinë e ministrit të mbrojtjes, ajo e merr në mbrojtje. Termi i tij i përdorur “šiptar” nuk është thjesht një fjalë. Është përpjekje për të ulur dinjitetin e shqiptarëve, për t’i përjashtuar, për t’i kriminalizuar dhe për t’i çuar në një ndarje të thellë etnike”, shtoi tutje ai.
Ai kritikoi vendimin e gjykatës, që në vend se të ndëshkonte gjuhën denigruese, e ka mbrojtur atë.
“Vendimi i Gjykatës Supreme e çon këtë çështje pranë Gjykatës Kushtetuese të Serbisë,” deklaroi Mustafi, duke theksuar se pas këtij hapi, rasti do të dërgohet në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, siç tha ai, “për të kërkuar atë që na mohohet sot në Serbi”, tha Mustafi.
Mustafi, i cili ka ngritur këtë padi që nga gushti i vitit 2019, deklaroi se çështja përbën një provë të madhe për sistemin serb të drejtësisë.
“Kjo nuk është vetëm betejë ligjore, është betejë për dinjitetin, për të drejtat e shqiptarëve dhe për respektin e tyre,” shkroi ai, duke përfunduar se për të dhe komunitetin që ai përfaqëson, “Strasburgu do të jetë një arenë ku do të kërkojmë me ngulm atë që na mohohet sot në Serbi”, tha Mustafi./Arbresh.info
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...