Kryetari i Këshilli Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, ka falënderuar Qeverinë e Kosovës e cila në mbledhjen e së sotme ndau 1.2 milion euro për Luginën e Preshevës.
Mustafi, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se me këtë buxhet janë paraparë 78 grante për projekte mbi 1 milionë euro, 107 bursë vjetore prej 1 mijë euro dhe 4 mijë e 10 nxënës libra falas deri 255 mijë euro.
Ai ka shkruar se pret që në vitet në vijim kësaj mbështetje t’i bashkohet edhe Shqipëria.
“Këshilli Kombëtar Shqiptar e Lugina e Preshevës ecën përpara realizimit të ambicieve politike vetëm kur karakterizohet nga vizioni, guximi, dija, profesionalizmi, puna, përkushtimi e mbi gjitha besimi e këmbëngulja për të bërë të mundshme të pamundurën që dukej dikur”, ka shkruar Mustafi.
Kujtojmë se ekzekutivi ka ndarë edhe 650 mijë euro për zbatimin e Masës 3.6 – Mbështetja e likuiditetit familjar dhe 240 mijë euro për zbatimin e masës 2.4 – Mbështetja e Eksportit të Pakos së Ringjalljes Ekonomike. /arbresh.info/
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag