Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në insitutcionet dhe ndërmarrjet publike të Luginës së Preshevës shqiptarët marrin pjesë me 28 për qind.
Tutje Mustafi, ka thënë se Lugina e Preshevës duke qenë rajoni me pagën mesatare rreth tri herë më të ulët se Beogradi, ndër më të pazhvilluarit e të varfër me papunësinë mbi 60%, komuniteti shqiptar vuan nga nënpërfaqësimi, mosintegrimi dhe diskriminimi në mungesë të vullnetit politik.
“Në Luginën e Preshevës, shqiptarët përfaqësohen në institucione, ndërmarrje publike me 28 % apo nga 5472 të punësuar janë 1542 pjesëtarë të komunitetit shqiptar. Ndryshe, në institucione dhe ndërmarrje publike të Komunës së Medvegjës punojnë 6% shqiptarë, apo nga 538 janë 32 shqiptarë. Në komunën e Bujanocit në institucione ndërmarrje publike punojnë 35% shqiptarë, apo nga 2011 janë 695 shqiptarë. Në komunën e Preshevës në institucione dhe ndërmarrje publike punojnë 66% apo nga 1205 janë 801 shqiptarë, sipas hulumtimit “Fakte në Numra” të Këshillit Kombëtar Shqiptar”, ka shkruar Miftari.
Sipas Mustafit sot në Luginë ka më pak gjykata e gjykatës sesa ishin para një dekade.
“Me (as)pak prokurorë, me pak policë, me (as)pak zjarrfikës, me (as)pak inspektorë republikanë e shumë institucione nuk kanë asnjë shqiptar të përfshirë (kadastra, etj.)”, ka shtuar ai./arbresh.info/
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...