Mustafa: VV duhet ta qartësojë se kush janë partnerët e saj për Republikën e Tretë

10:18 | 10 Shkurt 2021
V. S.

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar lidhur me vendosjen e shallave të kuq, të cilat janë të vendosur në drunjtë në sheshet e Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje.

Mustafa përmes një postimi në Facebook, ka pyetur se çfarë është simbolika dhe mesazhi i marsheve në sheshet e qytetit tonë? Çfarë është Republika e Tretë

Postimi i plotë:

Të nderuar miq,

Vota është shprehje e vullnetit politik, e bindjeve por edhe e perceptimit.

Vota është vendimmarrje e qytetarit. Për të marrë vendim, element themelor është informata.

Nuk jam i sigurt se qytetari është i informuar se çfarë paraqesin shallat e kuqe të lidhura në drunjtë e Prishtinës, dhe jo vetëm aty, për të ardhmen e vendit. Çfarë është simbolika dhe mesazhi i marsheve në sheshet e qytetit tonë? Çfarë është Republika e Tretë?

Një shtet e bëmë me SHBA-të dhe me partnerët tanë evropian, të zotuar për demokracinë perëndimore. Ndërkaq, VV duhet ta qartësojë se kush janë partnerët e saj për Republikën e Tretë. Ndryshe, në qoftë se votohet vetëm me emocione, rrezikojmë të vejmë shallat e kuqe rreth qafe, të marrëshojmë si në Revolucionin Kulturor Kinez e të mbesim pa asnjë republikë!

Vota është përgjegjësi ndaj shtetit tonë! IM./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme