Google ADS

Mustafa: Vjosa ka guximin të përballet me ata që kanë kapur shtetin

09:06 | 27 Gusht 2019
M. A.

Lidhja Demokratike e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka vendosur ta nominojë Vjosa Osmanin kandidate për kryeministre.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa gjatë ditës së sotme ka shkruar se Vjosa Osmani, ndonëse e re në moshë, ka përvojë të gjatë përvojë shtetërore e parlamentare për t’u përballur me sfida të mëdha dhe shumë serioze.

Mustafa ka thënë se sot pret përkrahje për Vjosën edhe Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës ashtu siç mori përkrahjen e plotë të Kryesisë.

Ky është postimi i plotë i Mustafës:

Qytetarë të nderuar

Vendosim sot, që znj. Vjosa Osani të jetë kandidate e LDK-së për Kryeministre të Kosovës. Dje, ajo mori përkrahjen e plotë të Kryesisë së LDK-së.
Vjosa është kandidatja e parë grua që nominohet për pozitën më të lartë qeveritare në Kosovë. E arsimuar dhe e përgatitur në Kosovë dhe SHBA. E re. Por, me përvojë shtetërore e parlamentare për tu përballur me sfida të mëdha dhe shumë serioze.
Vjosa nuk ishte e vetmja kandidate e LDK-së për këtë pozitë. Ishte, poashtu, z. Lutfi Haziri, tani Kryetar i Gjilanit. Më herët zëvendëskryeministër e deputet. Z. Haziri me shembullin e një veprimtari të devotshëm të LDK-së, një lideri me të cilin krenohemi jo vetëm ne në LDK, kësaj radhe i dha përkrahje të parezervë Vjosës.
Përkrahjen e sigurt e pres sot nga Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës. E nesër, nga qytetarët e Kosovës.
Një grua; një nënë e re, e përkushtuar për familjen dhe vendin e vet, që ka guxim dhe kurajo të përballet me valët e trazuara të qeverisjes së keqe e të kapjes së shtetit, meriton mbështetje të gjerë e të parezervë qytetare. IM

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme