Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka lëshuar kritika të ashpra ndaj Qeverisë aktuale dhe e cilëson vitin e ardhshëm edhe më të vështirë.
Mustafa, shkruan se ky vit po përfundon me një qeverisje që dështoi në fushat themelore por me një premtim të madh për kumarin dhe kumarxhinjtë.
“Qeveria me koncept dokumentin për lojëra e fatit do ta bëjë Kosovën lavatriqe të parave të pista nga droga e prostitucioni; nga fajdeja, tenderët dhe ekonomia informale. Vitin që vjen pritet se në shtëpi do të vijnë burrat me xhepa bosh, pa para me të cilat e provojnë fatin e tyre dhe fëmijët e përlotur të cilët, në vend të ushqimit, afër shkollave të tyre luajnë lojëra të fatit”, ka shkruar kryetari i LDK-së, transmeton Koha.net.
Ka thënë se ky është premtim i madh i Qeverisë së madhe me ministra dhe zëvendësministra me aktakuza!.
“Në vitin 2019 duhet të jemi gati të mbrojmë familjet tona, fëmijët, mbesat dhe nipërit tanë nga vendimet dhe veprimet e papërgjegjshme të kësaj qeverie. Por, ne do të ngadhënjejmë!”, ka shkruar ai.
Koha Ditore, ditë më parë ka raportuar se Qeveria e ka gjetur formulën se si ta shembë papunësinë dhe shumë të këqija të tjera, me të cilat përballet vendi. Zgjidhjen e sheh te lojërat e fatit.
Në një koncept-dokument që e ka miratuar javën e shkuar, ekzekutivi e ka vajtuar këtë industri që varfëron qytetarët. Aty ka folur për shumë barriera që i janë vënë asaj dhe ka dhënë zotimin se të gjitha do t’i evitojë, nëpërmjet disa ndryshimeve ligjore.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?