Lideri i LDK’së, Isa Mustafa ende po e sheh të mundshëm një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje pavarësisht se dy ditë më parë e la mundësinë e kalimit në opozitë nëse s’arrin një marrëveshje me Albin Kurtin.
Në një përgjigje me shkrim për Express, Shefi i partisë së dytë në Kosovë, ka thënë se po e pret certifikimin e zgjedhjeve për të lidhur koalicion me partinë fituese.
“… vetëm pas certifikimit qartësohet se kush e ka të drejtën e mandatarit. Deri te certifikimi po punojmë me VV’në për të harmonizuar programin qeverisës për një koalicion të mundshëm”, thotë Mustafa.
Dy ditë më parë lideri i LDK’së e la mundësinë e kalimit në opozitë nëse s’pajtohen me Vetëvendosjen për programin qeverisës dhe pozitat shtetërore.
Por, tash Mustafa thotë se gjithçka sqarohet kur përfundon procesi zgjedhor edhe në KQZ.
“Derisa çdo ditë numërohen e rinumërohen vota dhe nuk ndalet vargoni i votave nga jashtë Kosova edhe një muaj dite pas përfundimit te zgjedhjeve, natyrisht se si pasojë prolongohet mundësia e koalicionit”, theksoi Mustafa.
Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK kanë nisur takimet për të harmonizuar programet qeverisëse pavarësisht se zgjedhjet nuk janë certifikuar. Janë marrë vesh për Qeverinë me 12 ministri e 26 zëvendësministra. Por, ende s’kanë folur për pozitat dhe ndarjen e Ministrive.
Isa Mustafa thotë se gjithçka sqarohet kur të dihet fituesi dhe deputetët e legjislaturës së VII.
“Duhet, të gjithë, ta kemi të qartë se marrëveshje për koalicion nuk mund të ketë pa certifikimin e rezultateve. Sepse, vetëm atëherë dihet zyrtarisht se kush nga partitë apo koalicionet sa deputetë ka dhe kush janë deputetët”, ka thënë Mustafa të dielën .
Është raportuar se LDK po synon të marrë Kryetarin e Parlamentit, Ministrinë e Jashtme, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Financave, Ministrinë e Arsimit dhe Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.
Lidhja Demokratike e Kosovës prej vitit 2004 asnjëherë s’ka dalë fituese e zgjedhjeve. Gjithmonë ka dalë e dyta.
Para zgjedhjeve, LDK dhe VV kishin bërë marrëveshje të pashkruar se kush del i pari do të udhëheq me Qeverinë. Këtij zotimi i janë përmbajtur edhe pas zgjedhjeve.
Megjithëkëtë, Nënkryetari i LDK’së Lutfi Haziri, në dy ditë e fundit, ka lëshuar deklarata se Kryeministri i ri kalon nëpër zyrat e partisë së tij.
Madje, sot, në FB, ka shkruar se mund të shkohet edhe në zgjedhje të reja.
Në zgjedhjet e 6 tetorit, VV ka dalë e para me rreth 25 për qind të votave pasur nga LDK dhe e treta PDK. Partia e katër ka dalë AAK’ja. Ende s’dihet nëse NISMA e Limajt e ka kaluar apo jo pragun zgjedhor.
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend