Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, në tubimin elektoral në Hajvali të Prishtinës, ka thënë se partia që ai drejton dhe kandidatja për kryeministre, Vjosa Osmani, do të fitojnë bindshëm në zgjedhjet e 6 tetorit, pasi LDK është partia më e madhe në vend, në nivel lokal dhe qendror.
“Kosova ka nevojë për një qeveri të mirë, sepse nuk mund të qeveriset nga ata që kanë abuzuar me pushtetin dhe vullnetin e qytetarëve. Ju i keni parë se si i ka rrokë frika të gjithë, e ka rrokë frika Partinë Demokratike, i ka rrokë frika edhe partitë e tjera. Ne nuk po bëjmë garë me ta, sepse nuk ja vlen. Ata janë shumë më të vegjël dhe nuk kanë përkrahje qytetare sa LDK-ja”, tha Mustafa, shkruan Insajderi.
Ai pohoi se LDK-ja është partia më e mirë, që sublimon dhe përfaqëson të gjitha gjeneratat, është parti e fortë, e para me të gjitha, e para ishin me deputetë në Kuvendin e kaluar, e para është me numrin e komunave që drejton sot në Kosovë dhe është e para në të gjitha matjet e opinionit publik dhe me përkrahjen e fuqishme që po i jepet partisë dhe kandidates Vjosa Osmani.
“Jam i bindur se do t’i japim vlerë të re qeverisjes në Kosovë. Do të kemi qeverisjen dhe qeverinë e re, e cila do të jetë rezultat i vullnetit të ri të qytetarëve më 6 tetor”.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që ta përkrahin programin e LDK-së, për qeverisje me duar të pastra, pa krim e korrupsion, në partneritet të plotë me miqtë amerikanë dhe evropianë.
Kreu i LDK-së tha se një program të tillë mund ta zbatojnë vetëm kandidatët për deputetë dhe kandidatja për kryeministre, Vjosa Osmani.
“Festofshim bashkërisht fitoren tonë më 6 tetor”, tha Mustafa.
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...