Mustafa vazhdon trajtimin në Gjermani, kjo është gjendja e tij shëndetësore

20:04 | 17 Janar 2018
Arbresh.info

Ish kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i Lidhjës Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa të hënën ka udhëtuar për në Gjermani për të vazhduar atje trajtimin mjekësor, pas një problemi shëndetësor që i është paraqitur.

Pas dy ditësh trajtimi në Gjermani, gjendja shëndetësore e tij është drejt përmirësimit.

Kështu ka deklaruar për Indeksonline, këshilltari i Mustafës, Besnik Berisha i cili ka theksuar se opinioni i mjekëve atje është se nuk do i duhet kohë e gjatë për të vazhduar me këtë trajtim, porse të hënën do e japin një afat kohor më të saktë.

“Gjendja shëndetësore është drejt përmirësimit, fizioterapia është duke shkuar mirë dhe opinioni i mjekëve është se nuk do të duhet gjatë për të vazhduar me këtë trajtim. Ka pasur një ndezje të muskujve e cila është si rezultat i virusit që e ka kaluar dhe ajo është drejt përmirësimit dhe rikuperimit. Pra muskujt janë drejt rikuperimit dhe po vazhdohet me fizioterapinë”, ka thënë Berisha.

Ai thotë se doktorët kanë kërkuar që deri të hënën të monitorohet ky proces në mënyrë që të mund të japin një afat kohor se sa duhet të qëndrojë i shtrirë në spital.

“Kanë kërkuar që deri të hënën të monitorohet ky progres në mënyrë që të japin pastaj një afat kohor se sa duhet të qëndrojë aty”, ka shtuar ai.

Ndryshe, Isa Mustafa është shtrirë që nga java e kaluar në një spital në Prishtinë, siç thuhet për shkak të një gripi, për të vazhduar më pas trajtimin në Gjermani./Indeksonline

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme