Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e Festës së Kurban Bajramit, ka uruar besimtarët myslimanë dhe Bashkësinë Islame të Kosovës.
Në urimin e kryeministrit Isa Mustafa thuhet:
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës në këtë ditë shumë të veçantë, kam kënaqësinë të ju uroj Festën e Kurban Bajramit dhe ju dëshiroj gjitha të mirat.
Kjo festë duke e gërshetuar gatishmërinë për sakrificë dhe solidaritetin në të mirë të njerëzores, fisnikëron ndjenjën për të bërë mirë dhe lartëson përgjegjësinë e ndërsjellë për të punuar me tolerancë të gjithë së bashku pa dallime.
Festa e Kurban Bajramit e gjen shoqërinë tonë në përpjekje e sipër për të zhvilluar e forcuar rrugëtimin tonë, për zhvillim, paqe dhe integrime euroatlantike, tashmë të dëshmuar si të drejtë e të dobishëm për vendin tonë dhe qytetarët tanë.
Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdoj pandalshëm angazhimin për mbrojtjen dhe kultivimin e vlerave të dëshmuara për të mirën e lirisë, barazisë dhe tolerancës për të gjithë qytetarët e vendit tonë.
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I