Kryetari i LDK-së Isa Mustafa e ka uruar Amerikën për Ditën e Pavarësisë së tyre.
Ai thotë se SHBA është garantuesi më i madh i paqes në gjithë globin. Sipas tij, Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj i janë përjetësisht mirënjohës SHBA-ve për kontributin e pazëvendësueshëm në arritjet e Kosovës./Arbresh.info
Postimi i tij i plotë:
Të ndërtuara mbi sakrificat, parimet dhe vlerat më të larta njerëzore, SHBA-të janë sot garantuesi dhe mbështetësi më i madh i paqes, lirisë dhe humanitetit në mbarë globin.
4 Korriku, Dita e Pavarësisë së SHBA-ve, me të drejtë mund të konsiderohet festë e të gjithë popujve dhe shteteve të botës së lirë dhe demokratike.
Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj i janë përjetësisht mirënjohës SHBA-ve për kontributin e pazëvendësueshëm në arritjet e Kosovës.
Partneriteti dhe miqësia e përjetshme me SHBA-ta janë busulla orientuese e shtetit dhe popullit tonë.
Zoti e Bekoftë Amerikën!
God Bless America!
Ngritet aktakuzë ndaj 16 personave për krim të organizuar
Trepça sonte kërkon fitoren e parë në Fiba Europe Cup
Osmani përmbyll vizitën në New York
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën nga aksidenti trag...
Champions League vazhdon edhe sonte, kryendeshja në Spanjë
Obama befason turmën në mitingun e Harris, bën rap me këngën...