Mustafa uroi Presidentin e zgjedhur të Shqipërisë

20:44 | 28 Prill 2017
M. A.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar Ilir Meta, pas zgjedhjes në postin e Presidentit të ardhshëm të Republikës së Shqipërisë.

Kryeministri Mustafa i ka uruar z. Meta suksese, pas marrjes së kësaj detyre të rëndësishme, duke theksuar përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunim të mëtejshëm me Shqipërinë.

Duke vlerësuar lidershipin dhe kontributin e deritashëm të z. Meta, kryeministri Mustafa ka shprehur bindjen se eksperienca dhe maturia e Presidentit Meta do të kenë impakte pozitive për zhvillimet në Shqipëri dhe më gjerë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme