Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka deklaruar se gjatë qeverisjes së tij papunësia është ulur nga 35 % në 27 %. Kjo sipas tij tregohet në platformën që është lansuar sot: http://aprk.rks-gov.net/
Sipas Mustafës, ulja e papunësisë është rezultat i punës së madhe që e ka bërë Qeveria.
Ky është komenti i plotë i Mustafës:
Sapo e klikova platformën e lansuar sot ( http://aprk.rks-gov.net ) ku figurojnë mbi 550 vende të lira pune.
Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës, e promovuar sot, është një prej rezultateve të punës së madhe për uljen e papunësisë që është bërë nga kjo Qeveri.
Statistikat kredibile bëjnë me dije se papunësia është ulur nga 35 % në 27 %, ndërkaq institucionet përkatëse konfirmojnë mbi 41 mijë të punësuar rinj, me emër e mbiemër. Mijëra qytetarë të tjerë janë vetëpunësuar kryesisht në bujqësi dhe fusha të tjera.
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...
Rama në Britani e Madhe: Emocion kuqezi pak minuta përpara t...
Tenderët njëburimor, Murati: Përqindja më e madhe ka qenë më...
Irani konfirmon se do t’i diskutojë çështjet bërthamore me t...