Google ADS

Mustafa udhëton për në Londër, ja arsyeja

09:22 | 5 Maj 2017
Arbresh.info

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka udhëtuar sot në Londër, ku së bashku me Presidentin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Suma Chakrabarti, do të nënshkruaj një Memorandum bashkëpunimi për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Kosovë.

I pranishëm në këtë ceremoni të rëndësishme do të jetë edhe ministri i Financave, Avdullah Hoti, shkruan arbresh.info.

Kjo marrëveshje që do të nënshkruhet sot në Londër, ndër të tjera, ka të bëjë me bashkëpunimin e mëtejmë të Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim në sektorin e financimit dhe do të ofrojë mbështetje të fuqishme për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Kosovë.

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka ofruar përkrahje të konsiderueshme për  Kosovën, duke marrë në konsideratë edhe stabilitetin financiar dhe reformat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës në këtë mandat./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme