Google ADS

Mustafa ua uron Krishtlindjen besimtarëve ortodoksë

13:35 | 7 Janar 2018
M. A.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i ka uruar Krishtlindjet besimtarëve ortodoksë në Republikën e Kosovës.
Me këtë rast, Mustafa ka uruar që kjo festë të fuqizojë më tej vlerat e humanizmit, solidaritetit, paqes dhe dashurisë ndërnjerëzore në shoqërinë kosovare dhe më gjerë.

“Urimet më të përzemërta Mustafa i ka përcjellur edhe përfaqësuesve të misioneve ndërkombëtare në Kosovë, duke shprehur mirënjohjen e përhershme të LDK-së për kontributin e tyre në shtetin e Kosovës”

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme