Mustafa tregon të rejat për koalicionin me Vetëvendosjen

13:41 | 30 Gusht 2019
Arbresh.info

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se ende nuk kanë arritur ndonjë marrëveshjen me Vetëvendosjen lidhur me koalicionin parazgjedhor mes dy partive.

Ai para gazetarëve ka thënë se duke parë bisedat deri tani, nuk ka zgjidhje tjetër, pos të konkurrojnë veç e veç.

Mustafa ka thënë se nuk do të hyjnë në koalicion me asnjë parti tjetër, pos Vetëvendosjes.

Mirëpo, ai ka shtuar, se posti i kryeministrit po e zvarritë këtë çështje dhe po pamundëson marrëveshjen.

“Kanë mbetur që ata të japin reflektimin lidhur me këtë. Akoma nuk kemi ndonjë përgjigje. Natyrisht ne jemi të përcaktuar që koalicioni do të jetë i mundshëm.

Për të cilin vlerësojmë që është i mirë të bëhet se kemi objektiva të përbashkëta, forcimin e shtetit, zhvillimin ekonomik, dekriminalizimin. Porse LDK do ta këtë kryeministrin, dhe ne kështu besojmë se mund të arrihet një program për të cilin jemi të përkushtuar.

Çdo zgjidhje tjetër na qon në atë që të konkurrojmë veç e veç.

Pas procesit zgjedhor, pas datës 6 tetor duhet të merremi vesh që Qeverinë duhet të drejtojë ai që ka shumicën e votave.

Nuk kemi ndonjë çështje që nuk jemi pajtuar. Posti i Kryeministrit është po e zhagitë këtë proces dhe ndoshta pamundëson marrëveshjen.

Nuk hyjmë në koalicion më asnjë subjekt tjetër, pos Vetëvendosjen. Nëse bëjmë bëjmë vetëm me Vetëvendosjen”, ka thënë Mustafa.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme