Muhamet Mustafa, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka qenë i pari dhe i vetmi që ka shpjeguar përse sot u shty mbledhja e qeverisë, e paralajmëruar për këtë të hënë në mëngjes, njofton Klan Kosova.
Mustafa ka treguar në Ora e Fundit në Klan Kosova se mbledhja nuk u mbajt pasi që kishte nevojë edhe një herë para saj për diskutime mes partnerëve të koalicionit, përkatësisht në mes të Isa Mustafës e Kadri Veselit.
“Janë diskutuar çështje rreth mocionit dhe rreth demarkacionit dhe është krijuar një agjendë; mocioni të procedohet të mërkurën dhe pastaj demarkacioni”, tha Mustafa, duke shpjeguar së çfarë u diskutua në takim.
“Prandaj ka qenë e nevojshme që para mbledhjes së sotme të mbahet diskutimet që u bënë. Të mërkurën do të kemi një debat; ku do të shihet përformanca e koalicionit, pozitës, opozitës, dhe besoj se do të nxjerrim konkluzione të dobishme”.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...