Mustafa thumbon: Askush jashtë LDK-së nuk mund ta vazhdojë rrugën e Rugovës

10:17 | 21 Janar 2021
Arbresh.info

Askush nuk mund ta vazhdojë rrugën e ish-presidentit historik jashtë LDK-së.

Kështu tha i pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, gjatë homazheve që së bashku me kryesinë bëri tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova me rastin e 15 vjetorit të vdekjes së tij, raporton portali arbresh.info

“Jemi këtu sot për të kujtuar ish presidentin Ibrahim Rugova. Edhe ne e ndjejmë mungesën e një figure historike si gjithë Kosova. Rruga e Rugovës nuk mund të vazhdojë jashtë LDK-së”, u shpreh Mustafa./arbresh.info/


Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme