Kryeministri në largim i vendit, Isa Mustafa, i është kundërpërgjigjur zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi lidhur me deklaratat e tij rreth takimit të zhvilluar në Shkodër me kryeministrin e Malit të Zi, ku është biseduar për demarkacionin e kufirit.
Në një intervistë në RTK, Mustafa e ka quajtur të pasaktë deklaratën e Kuçit se kryeministri malazias ka ofruar rishikim të marrëveshjes për demarkacionin.
Duke iu referuar deklaratave të kryeministrit Markoviq, Mustafa tha se në asnjë rast Mali i Zi nuk ka ofruar rishikim të marrëveshjes.
“Qëndrimi i tyre është se ata e konsiderojnë se me centimetra është kufiri i saktë me atë që ka qenë në kohën kur Kosova ka qenë Krahinë, përkatësisht Mali i Zi Republikë e ish-Federatës Jugosllave. Dhe unë i thash atij (Kryeministrit Markoviq) se ka pasur një deklaratë të një kolegut tim që kemi qenë në Shkodër në një bisedë, se ti më ke ofruar mua që ta rishikojmë marrëveshjen e kufirit. Ai më tha se kjo është e pasaktë, sepse në asnjë rast Mali i Zi nuk ka ofruar rishikim të marrëveshjes. Ne kemi thënë se vetëm ofrojmë mundësinë që kur të bëhet demarkimi i vijës kufitare, në mënyrë figurative kur të vihen gurët e vijës, atëherë ato mund t’i bëjmë me marrëveshje mbi bazën e marrëveshjes që është nënshkruar të themi 100-150 metra mund të lëviz në territorin e Malit të Zi duke lëvizur edhe Mali i Zi për aq në territorin e Kosovës në pjesë të ndryshme, ku ne shohim interes të ndërrimit të pjesëve të territorit përgjatë këtij kufiri por efekti neto të jetë zero, sepse as nuk mund të përfitoj asnjë metër katror Kosova nga Mali i Zi dhe as Mali i Zi nga Kosova”, ka thënë Mustafa./Arbresh.info/
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...