Kryeministri në largim, njëherësh kryetar i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se partia e tij është institucionaliste dhe i njeh organet e shtetit.
Ai ka thënë se presidenti Hashim Thaçi nuk është treguar parimor dhe se ka ndikuar drejtpërdrejtë që deputetët ta nënshkruajnë mocionin për rrëzimin e qeverisë.
Mustafa ka kujtuar se koalicionin me PDK-në e ka bërë sa ka qenë në krye të kësaj partie vet Thaçi. Këto komente ai i ka bërë në rtv 21.
“Kam vërejtje të presidenti se nuk ka qenë korrekt dhe parimor. Unë më të e kam berë koalicionin. Ai me ka garantuar se koalicioni do të shkoj deri në fund. Kam informata se ai ka ndikuar drejtpërdrejt tek deputetët qe ta nënshkruajnë mocionin. LDK e njeh institucionin e presidentit. LDK është parti institucionaliste e cila njeh organet”, ka thënë Mustafa.
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...