Google ADS

Mustafa: Thaçi mund të shkojë të fotografohet në Bruksel, asnjë marrëveshje s’ratifikohet pa opozitën

22:01 | 4 Shtator 2018
Arbresh.info

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se për një dialog përmbajtjesor dhe në interes të vendit, Kosova duhet të shkojë në zgjedhje të reja.
Përmes një postimi në Facebook, Mustafa ka thënë se zgjedhjet e reja do të formonin një pozitë dhe opozitë më të fortë, pa Listën Serbe.

Statusi i plotë:

Sot përjetuam një ditë të vështirë për Parlamentin dhe për Kosovën. Ajo çfarë pamë flet se është e kotë për pozitën ta mashtrojë veten, dhe të tentojë të mashtrojë Brukselin dhe Washingtonin se ata janë mazhoranca sepse në fakt nuk janë mazhorancë. Prandaj ata munden si individ dhe ekipe edhe të shkojnë në Bruksel, edhe të fotografohen, por as Presidenti dhe as Qeveria nuk mund ta bëjnë asnjë marrëveshje sepse pa opozitën nuk mund të ratifikohet në Kuvend.
Është e qartë se për një dialog përmbajtjesor, serioz e në interes të vendit, Kosovës i nevojitet një pozitë dhe opozitë e fortë, jashtë margjinës së Listës Serbe; njerëz me legjitimitet politik e qytetar. Lypsen zgjedhje të reja për dialog serioz dhe të përgjegjshëm. Jo manipulime për ta ruajtur pushtetin.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme